Receta gatimit/ Musaka greke me patate

Përbërësit:

• 500 gr patate
• 250 gr qepë
• 100 gr domate (ose dy lugë gjelle salcë)
• 50 ml vaj ulliri
• pak kripë
• 3 gjethe dafine
• pak piper

Për salcën:
• 50 gr miell
• 50 gr gjalpë
• 100 ml qumësht
• 1 vezë
• pak piper
• pak djathë parmixhan

Përgatitja

Patatet pasi i kemi qëruar, i presim në feta të rrumbullakëta dhe i skuqim pak në tigan me vaj ulliri. Derisa të krijohet një korë në sipërfaqe. I lëmë mënjanë.

Qepët mund t’i presim të rrumbullakëta të holla dhe i skuqim në zjarr të ulët me vaj ulliri. Pasi të kenë marrë pak skuqje, hedhim domatet e grira në kube(ose salcën) dhe pak ujë. I lëmë të marrin një valë dhe më pas shtojmë erëza dhe kripë.

Marrim një tavë dhe shtojmë një shtresë patate duke vazhduar më sipër një shtresë me qepë. Vazhdojmë kështu derisa kemi mbaruar patatet dhe qepën.

Përgatitja e salcës:
Hedhim miellin dhe gjalpin e shkrirë në një tigan dhe i skuqim së bashku. I shuajmë me qumësht të ftohtë. Hedhim pak piper! Rrahim vezën në një ene dhe e hedhim sipër duke u siguruar që salca është e ftohtë.

Hedhim salcën e përgatitur sipër tavës me patate dhe qepë. Sipas dëshirës grijmë dhe pak djathë parmixhan dhe e fusim në furrë 200°C për 30 minuta.

Pasi është pjekur, e lemë të ftohet pak dhe shërbejmë Musakanë në pjata duke bërë kujdes mos t’i prishim shtresat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU