Receta gatimi/ Qofte patatesh me pançetë

Ndryshe nga qoftet e zakonshme të shtëpisë, kjo recetë është më e lehtë në shije për shkak të mungesës së erëzave dhe qepës por edhe sasia e mishit është më e pakët ndërkohë që shija e tij, për të gjithë ata që e duan, ndihet.

Produktet:

4 patate të mëdha

2 vezë

1 thelb hudhër

Kripë, piper

Vaj ulliri

Feta të prera pançete

Përgatitja:

Ziejmë së pari patatet, i pastrojmë nga lëkura dhe i hedhim në një tas. I shtypim me pirun dhe shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë përveç pançetës. Përziejmë brumin e patateve dhe krijojmë me të toptha të vegjël. Secilin prej tyre, me ndihmën e një kunje dhëmbësh, e mbështjellim me një fetë pançetë. I fusim të gjitha qoftet në furrë për pak minuta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU