Receta gatimi/ Krepa pranverorë

Përbërësit:
  • 3 vezë
  • 300 gr miell
  • 500-600 ml qumësht
  • 20 ml vaj ulliri
  • pak kripë
  • lule të ngrënshme (( në këtë rast kemi lule dele, aguliçe të egra, gjethe mente ))
  • 300-350 gr djathë (të njomë jo me yndyrë)
  • pak krem pana
  • 1 filxhan të vogël ajkë (e thartë (pavllak))
  • petale lulesh (të grira imët)
  • vaj (ose gjalpë për të skuqur)
Përgatitja:
Rriheni brumin derisa të mos ketë kokrriza. Ndërkohë lulet dhe gjethet e sapo këputura i fusim në ujë të bollshëm me kujdes dhe i thajmë me një letër thithëse. Disa nga to do i grijmë hollë se na duhen tek mbushja të tjerat i vëmë në një pjatë me kujdes.
Fillojmë ti skuqim. Pasi mpikset nga njëra anë e kthejmë nga ana tjetër. Vazhdojmë kështu derisa të mbarojmë me të gjitha krepat
Për mbushjen përziejmë të gjithë përbërësit dhe me to mbushim krepat duke i bërë në formë roleje. Mbushini sipas dëshirës . Unë i kam servirur me copa kubike djathi, me lule dele dhe lule aguliçe, dhe kërcellin nëntokësor të lerthës që gjendet në pyje. Mund ta servirim edhe me bishta hudhre ose qepe të njoma.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU