Receta gatimi/ Gjellë me brokoli, kërpudha dhe mish pule

Vështirësia: Mesatare

perberesit

Përgatitja

Mishin e pules e coptojmë ne pjesë të vogla, e kriposim, hedhim piper sipas shijes, pastaj e fërgojmë në tigan derisa të marrë ngjyrë ari.

Pulen e fërguar e heqim nga tigani, ku fërgojmë qepët dhe kërpudhat, derisa qepa të zbutet.

Mishin e pules e kthejmë në tigan, shtojmë dhe brokolin , e fërgojmë për 10 minuta, duke e përzier herë pas herë.

Masës në tigan i shtojmë qumështin dhe ajken, pak kripë dhe piper të zi, pastaj e lëmë të ziej për 15 minuta.

Pasi ta kemi larguar tiganin nga zjari, i shtojmë djathin e grirë në rende.

Pas kësaj, gjella është gati për servirje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU