Kjo recetë omëlete franceze është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Mbushur me djathë dhe proshutë, ajo ka vërtetë një shije të mrekullueshme, ideale për një mëngjes të shëndetshëm.
Shtoni vezët, ujin, kripën dhe piperin e zi në një tas të vogël. Përziejini mirë të gjithë përbërësit që të kombinohen plotësisht me njëri – tjetrin.
Copëtoni djathin dhe proshutën dhe shtojini në një tas.
Ndërkohë, në një tigan shtoni gjalpin dhe vendoseni në zjarr të shkrijë në temperaturë mesatare.
Shtoni në të masën e përgatitur me vezë dhe lëvizni ngadalë skajet e omëletës në mënyrë që vezët e pagatuara të prekin sipërfaqene e nxehtë.
Në gjysmën e vezëve shtoni masën me djathë dhe proshutë. Më pas, paloseni omëletën, dhe vendoseni në pjatë me kujdes.