Receta e gylaçit, ëmblësirës tradicionale turke

Gylaçi është një ëmbëlsirë e lehtë, që zbukuron sofrat turke, por ka shumë vlera ushqimore dhe meriton të konsumohet gjatë gjithë vitit.

Gylaçi e ka origjinën nga kuzhina e Pallatit në periudhën osmane dhe ka qenë shumë e preferuar nga sulltanët. Në kohët e vjetra, njerëzit e hanin brumin e përgatitur për të, ende pa u tharë mirë, duke i shtuar qumësht dhe sheqer.

Më vonë, brumit iu shtua uji i trëndafilit, i njohur për freskinë e tij dhe kështu mori emrin “gylly ash”, që më vonë u shndërrua në gylaç. Sipas historikut të kuzhinës turke, dihet se kjo ëmbëlsirë është shërbyer në ceremonitë e synetit të fëmijëve të Sulltan Sulejman Ligjvënësit. Për njëfarë kohe gatuhej vetëm për pallatin dhe Sulltanin, por më vonë edhe për popullin.

Për shkak se është e lehtë, kjo ëmbëlsirë është shumë e përshtatshme për sofrën e iftarit.

Sipas specialistëve, ajo është e pasur me vitamina dhe proteina, dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, i cili bie gjatë agjërimit, forcon sistemin imunitar, ka ndikim qetësues dhe lehtëson stresin.

PËRBËRËSIT:

9-10 peta gylaçi si bëhen këto

8-9 gota ujë qumësht

1/2 gotë uji sheqer

1/2 gotë çaji ujë trëndafili

3 gota uji arra, lajthi ose bajame të copëtuara kokrra shege për zbukurim

(sipas dëshirës)

PËRGATITJA:

Përziejmë mirë qumështin dhe sheqerin. Masën e përftuar e hedhim në një tenxhere dhe e vendosim të ngrohet në flake të ulët. Pa filluar ende të ziejë, e heqim nga zjarri, i shtojmë ujë trëndafili (nëse nuk e pëlqeni,mund ta anashkaloni këtë hap)dhe e lëmë të vaket.

Petën e gylaçit e shtrojmë në një tepsi të gjerë. Pjesën që del jashtë saj, e presim me kujdes me gërshërë.

Hedhim mbi të përzierjen e sheqerit, ujit të trëndafilit dhe qumështit dhe vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të kemi shtruar gjysmat e petave.

Pasi të kemi arritur në gjysmë, sipas dëshirës shtojmë arra, lajthi ose bajame dhe hedhim mbi to një shtresë qumësht. Gjysmën tjetër të petave e shtrojmë në të njëjtën mënyrë si gjysmën e parë.

I zbukurojmë përsëri me arra, lajthi ose bajame dhe kokrra shege. Pjesën e mbetur të përzierjes së lëngshme e shpërndajmë mbi ëmbëlsirë . E lëmë të pushojë gjysmë ore dhe më pas e shijojmë me kënaqësi.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU