Receta e drekës, patëllxhanë të mbushur me oriz dhe djathë

Si kjo tavë me patëllxhanë të mbushur, vështirë se keni provuar më parë! Kjo për faktin se kombinimi me orizin e djathin e grirë josh shqisat tuaja deri në sekondat e fundit.
Përbërësit
  • patëllxhan (të mëdhenj)
  • 100 gr salcë domatesh
  • 200 gr oriz
  • 2 gota ujë
  • kopër
  • majdanoz
  • 200 gr djathë i bardhë
  • domate (të prerë në feta të holla)
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1 Prisni përgjysmë patëllxhanët dhe u hiqni tulin. I vendosni në tavën nga Delimano, pasi i keni lyer më parë me vaj ulliri. I rregulloni me kripë dhe i fusni në furrë.
2 Ndërkohë prisni tulin e patëllxhanëve në kubikë dhe i skuqni në tigan bashkë me qepën. Shtoni salcën e domateve, kripë dhe piper. I trazoni mirë.
3 Tani shtoni orizin dhe ujin. I lini për disa minuta dhe më pas i shtoni koprën dhe majdanozin.
4 Mbushni patëllxhanët me masën që përgatitët. Sipër i shtoni djathin e grirë dhe nga një fetë domate.
5 Vendosni në furrë për 30-40 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius. Koha për ta shijuar recetën!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU