Receta e ditës: Kofsha pule me lemon dhe hudhër

Përbërësit:

Kofsha të pulës
Kripë
Piper
1 lugë gjelle vaj ulliri
4 lugë gjalpë
3 thelba hudhër, të copëtuara imët
1 limon
2 lugë majdanoz, të copëtuara

Përgatitja:

Në një enë të thellë zieni kofshët e pulës me kripë dhe piper për 30 minuta. Pasi të jenë zier i thani kofshët me letër kuzhine dhe i vendosni në një enë të rrafshët. Në enën e rrafshët shtoni vajin e ullirit dhe gjalpë. Pasi të jetë shkrirë gjalpi, kofshët e pulës i rrotulloni në të gjitha anët që të piqen njësoj. Derisa kofshët fërgohen uleni temperaturën dhe mbuloni enën me një kapak për 20-25 min, por përzieni çdo 5-10 minuta.
Më pas hiqeni kapakun dhe shtoni hudhrën dhe lëngun e limonit. E përzieni prap dhe e leni enën të qëndrojë ashtu për 20 min.
Kofshët e pulës mund ti shërbeni me verë të bardhë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU