Reali ka dy alternativa nëse dështon blerja e Neymarit

​Salah dhe Hazard janë alternativat e mundshme të Los Blancos, nëse dështon blerja rekord e Neymarit nga PSG-ja.Real Madrid do Neymarin dhe Neymari e do Real Madridin.

Ku është problemi? Nasser Al-Khelaifi, pronari i PSG-së nuk e ka ndërmend të heqë dore nga braziliani, i blerë 222 milionë euro verën e kaluar nga Barcelona.

Florentino Perez, numri një i 13 herë Kampionëve të Evropës, do të provojë deri në fund ta marrë 26 vjeçarin brazilianin, por ka gati planin nëse Neymar do të mbetet në Francë.

Alternativat janë dy super lojtarë të tjerë, të cilët do të luajnë në Rusi, në Kupën e Botës: Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Eden Hazard i Chelsea.

Hazard ka kohë që monitorohet nga Reali, ndërsa Salah ka zgjuar interesimin edhe të Barcelonës pas sezonit mbresëlënës me fanellën e Liverpoolit, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU