Reali e fiksuar ta “blindojë” Ronaldon

Ronaldo kthehet në vëmëndjen kryesore të Realit. Real Madridi raportohet se ka vendosur t’i ofrojë Cristiano Ronaldos pagë rreth 650 mijë eurosh për javë.

Gjatë pjesë së parë të sezonit, Ronaldo ka shënuar vetëm katër gola në La Ligë dhe emri i tij është përmendur për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi ose Paris Saint-Germaini.

Gjithsesi, sipas “Corriere Dello Sport”, Reali mbetet i vendosur për ta mbajtur Ronaldon në Bernabeun dhe është i gatshëm t’ia rrisë pagën në nivel të Lionel Messit e Neymarit.

32-vjeçari ka edhe katër vjet e gjysmë në kontratën aktuale, por Reali shpreson ta bindë të qëndrojë akoma në Spanjë.

Reali aktualisht është 14 pikë prapa liderit Barcelona në tabelën e La Ligës, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU