‘REAL STORY’/ “Bularati”, Rama: Greku, popull mik, por ka dhe gomerët e vet!

Kryeministri Edi Rama bëri një koment në lidhje me protestat e sotme në Bularat gjatë varrimit të Kostandin Kacifas, minoritarit grek të vrarë nga RENA gjatë një dylfutimi me armë. I ftuar në Real Story, Rama tha se populli grek është popull mik dhe se minoriteti grek është tepër i respektuar, por sipas tij “si çdo popull ka gomerët e derrat e vet”.

“Pashë që kishte reagime që më krijuan një pështjellim negativ, se unë mendoj se ajo që shihet si dobësi është forca dhe vlera e këtij vendi.

“Mendoj që ajo që shihet nga disa si dobësi, është forca e vlera e këtij vendi. Ne nuk jemi një vend ku luftohet me arkëmortet dhe provokatorët e varrimeve, jemi një vend ku ndodhi sot diçka që në vendin fqinj nuk mund të imagjinohet.

Unë refuzoj dhe i bëj thirrje të gjithëve të refuzojnë shprehjen “na erdhi greku”. Nuk është ky populli grek, populli grek nuk është armiku ynë, është vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë. Por ky popull ka dhe gomerët e derrat e vet. S’ka nevojë për komente të tepërta, është një ngjarje në një fshat që u mor peng nga disa njerëz qesharakë. Lanë shijen e një shfaqje groteske duke përdhosur dhe vetë të vdekurin që medemek respektuan,” tha Rama.

Pyetjes e nëse mund të ishte evituar kjo vrasje, Rama i është përgjigjur kështu:

Ndihem mirë që në këto raste i përkas këtij vendi, se do ishte e paimagjinueshme që kjo të ndodhte invers, 1000 vetë të veshur kuq e zij, të shkonin në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë dhe besoj se do ishte ndezur flakë qeverinë dhe të gjithë. Ndërsa këtu nuk ndodhi asgjë e tillë për këtë ngjarje sa të dhimbshme aq dhe qesharake. Kjo është vlerë për ne dhe shkon me traditën tonë, që shkon për shtat lotëve të familjarëve në këtë arkmort.

Unë besoj se ne kemi pasur një qasje shumë serioze edhe me palën greke, janë vrarë shqiptarë në Greqi dhe pala greke ka kërkuar një hetim të përbashkët, dhe ne kemi refuzuar sepse kemi bërë atë që është bërë në rastet e mëparshme.

Prokuroria ka reaguar për një proces ekspertize, dhe pas tyre do diskutohet, nëse do të diskutohet më për këtë çështje

Por unë di që as në Greqi as në Shqipëri dhe as Honolulu, një njeri që kërcënon me armë disa persona të paarmatosur, nuk tolerohet

Pjesë nga Intervista:

Në nuk jemi vend ku luftohet me arkmorte dhe purogatorët e varrimeve. Ajo që ndodhi në atë fshat është një gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Ne kemi marrë masa në kufi, janë marrë masa për disa shtetas që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, por nga ana tjetër i bëj ftesë të gjithëve që të refuzojmë shprehjen “na erdhi greku””, u shpreh kryeminsitri.rama

Nuk është ky populli grek, nuk është ky fshati i Bularatit, ky është një segment folklorik dhe i mjerë i politikës greke dhe populli grek s’ka qenë dhe s\do jetë kurrë armiku jonë, në Greqi kanë gjetur strehë shqiptarët si dhe grekët në Shqipëri, por edhe aty si në çdo vend ka derra.

Ata erdhën dhe turpëruan flamurin e tyre dhe ikën e lanë pas një shije groteske dhe folklorike dhe përdhosën edhe viktimën.

Kjo ngjarje po shfrytëzohen në mënyrë të egër politikisht në greqi dhe ai mund të jetë heroi i pjesës më barbare të politikës greke, por nuk është hero ai që merr armën dhe qëllon njerëz.

Këta që erdhën sot i përkasin një bote të huaj dhe nuk i përkasin botës shqiptare. Ne bëmë detyrën për aq sa duhej të bënim, minoriteti grek është i nderuar dhe i respektuar, qytetarë të pazëvendësueshëm i këtij kombi, dhe nuk janë “greku”.

Marrëveshja e detit është një proces që nuk ka përfunduar, nuk është i lehtë… kemi hyrë për një marrëveshje më të mirë se ajo e 2009, dhe nuk do falim asnjë milimetër dhe duam të rikuperojmë

Në studion e Real Story, kryeministri Rama u shpreh I bindur se cështja “Kacifa” nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Greqine dhe aq më teper ne bisedimet që po bëhen mes dy vendeve për disa cështje.  

 

“Mendoj se edhe nga pala greke ka pasur qëndrim të respektueshëm pasi kanë mbajtur qëndrim të qartë dhe nuk mendoj se ngjarje të tilla do të ndikojnë në marrëdhëniet tona. Ndërkohë që marrëveshja e detit nuk ka përfunduar dhe nuk është një procesiI lehtë. Ne kemi vullnetin për të bërë hapa para por edhe Greqia ka pasur problemet e veta të brendshme së fundmi dhe duhet pak durim. Ne kemi asnje centimeter det per te falur, por do korrigjojme gabimin e bere ne 2009.”

Pyetjes se Sokol Ballës nëse Rama është konsultuar me Erdoganin për bisedimet me Greqine, kryeministri shqiptar u shpreh:

“Nuk ka pasur asnjë rast apo asnjë cast ndërhyrje të presidentit turk për të bllokuar marrëveshjen me Greqinë. Nuk ka asnjë lidhje.  Zero kontakte për këtë cështje. Këto janë cështje mes Shqiperisë dhe Greqisë. 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU