‘Real Story’/ Basha: “Unaza e Re” është skenar i një spastrimi etnik!

Kreu demokrat Lulzim Basha i ftuar në Real Story, në Vizion Plus, deklaroi para moderatorit Sokol Balla se ai si kryetar opozite do të qëndrojë në krahun e banorëve të Unazës së Re. Basha tha se projetki i Unazës së Re ka disa afera korruptive, pasi vetë shuma 20 mln euro e tregon një gjë të tillë. Kreu demokrat se projekti i Unazës së Re është një paligjshmëri barbare sepse 317 banesa rrezikohen te prishen.

Basha theksoi se detyra e çdo institucioni që të jetë në krah të njerëzve.

“Çfarë është Tirana? Unë kam qenë kryetar i bashkisë, në radhë të parë për mua janë njerëzit. E drejta për pronën e drejta për biznesin mbrohet me ligj. Tirana janë njerëzit. Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen. Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot tu ndodhte juve, të vinin tu prishnin shtëpinë dhe tu thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo është antikushtetuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëve. Këta kanë shkuar në shtëpitë e mbi 1 mijë familjeje rreth 317 banesa. Ky është një produkt i pa një ligjshmërie barbare. Jo vetëm unë jo vetëm politikanët, por kjo është detyrë e çdo institucioni. Është fare e natyrshme që unë si kryetar i opozitës dhe politikanët e tjerë jemi aty për të kërkuar zbatimin e ligjit.”

Duke u ndalur tek prishja e banesave, Basha nuk nguroi ta cilësonte si një spastrim etnik. Ai tha se nuk mund të shkosh dhe tu thuash qytetarëve që kanë 24 orë për tu larguar.

“E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve. Pra këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsueshme të banorëve që është shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet t’i mbronin.”

Ndërkohë, i pyetur lidhur me disa zëra e akuza, që thonë se Basha nuk ka përmendur kompaninë “Victoria Invest” sepse është një komani që ka lidhje me të, ai tha se janë skenarë të qeverisë dhe se ai e ka përmendur ashtu sikurse ka përmendur edhe kompanitë e tjera që kanë marrë pjesë.

Basha është shprehur gjithashtu se ka disa aludime se në projektin që përfshinë Uanzën e Re, ku në këtë pjesë që përshinë projekti do të prishen disa banesa dhe objekte, thuhet se po favorizohen disa objekte tregtarë që janë në pronësi të personave të përfshirë dhe të lidhur me krimin, por ai tha se ende nuk do të flasë, pasi po pret që të marrë informacionin e plotë.

vijon

Real Story Live ne Vizion Plus

#RealStory – Live ne studio me Lulzim Basha Sokol Balla

Gepostet von VIZION PLUS am Donnerstag, 15. November 2018

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU