Reagon zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme: Xhafaj nuk ka dhënë dorëheqjen!

Pas lajmeve që qarkulluan në disa portale për dhënien e dorëheqjes nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorit të Komunikimit në këtë dikaster.

Në një reagim të shkurtër për mediat Ardi Bita ka deklaruar se “Fatmir Xhafaj nuk ka dhënë dorëheqjen”.

Lajmi u përhap nga disa media pranë opozitës të cilat aludonin se Xhafaj po përgatiste dorëheqjen pas publikimit të audio-përgjimit ku sipas PD vëllai i tij dëgjohet duke bërë pazare droge.

Por në reagimin e zëdhënësit Ardi Bita, hidhet poshtë ky lajm si i pavërtetë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU