Reagon PD: Xhafaj e di që audio-përgjimi është i vërtetë!

Partia Demokratike ka reaguar pas konferencës për mediat të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se audio-përgjimi për vëllain e tij është një sajesë e plotë.

Njëri prej deputetëve që publikoi materialin, Enkeleid Alibeaj në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se materiali është autentik.

Sipas tij, vëllai i ministrit ka vijuar aktivitetin e trafikut veçanërisht në kohën që Fatmir Xhafaj është ministër.

“E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale. Është drejtues i trafikut të drogës nën mbrojtjen e vëllait ministër. Fatmir Xhafaj njësoj si Rama e di se pëgjimi është i vërtetë, dhe se Agron Xhafaj ka vijuar trafikun veçanërisht gjatë kohës që vëllai është ministër. Kjo është e vërteta pse Agron Xhafaj u largua pa e dëgjuar me zë e figurë qytetarët”, tha Alibeaj nga selia blu./a.m.

5 KOMENTE

  1. Ore zoteri je opozit dhe si opozit nqs ke fakte duhet ti shtrosh dhe mbi te gjitha te na tregosh me ide dhe jo mashtrime se si mund ta mund qeverisesh me mire vendin

PËRGJIGJU