Reagon Altin Goci pasi u “gozhdua” për deklaratat “100%” live: E kisha fjalën për…

Vdekja e kompozitorit Aleksandër Lalo mbrëmjen së dielës shkaktoi mjaft polemika në rrjete sociale, pasi në çastin kur u njoftua lajmi i hidhur ishte në transmetim në Tv Klan emisioni “C’est la vie” ku maestro i ndjerë ishte pjesë e jurisë.

Madje gjatë emisionit moderatorja Marina Vjollca e mbështetur nga këngëtari Altin Goci vunë theksin se gjithçka në program ishte “live”, ndërkohë që në fakt programi ishte i regjistruar.

Por gjatë ditës së sotme përmes një statusi në rrjete sociale Goci ka shpjeguar se në fakt i referohej performancës së artistëve si dhe orkestrës. “Ne fakt kisha vendosur te mos replikoja fare ndaj spekullimeve te rastit ne disa media, jo per gje, por tanime eshte bere si tradite.

Nuk doja te replikoja per respekt te profesorit Lalo pasi ne asnje çast nuk dua qe humbja e tij e parakohshme te perdoret per gjera te pavlera.

Po ndjej se kam nje detyrim ndaj miqve te mi te rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se:

Ajo cfare kam thene une se “gjithcka ketu eshte Live” ne serine e fundit te #C’estlavie I referohet te kenduarit live (jo me play back), orkestres qe eshte e gjitha live perfshire edhe harqet e veglat frymore dhe nuk kishte te bente me regjistrimin e programit.Kjo eshte shume mire e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga te gjithe. Tjeter gje eshte e kenduara live (ze orkester) te ciles une I referohem dhe tjeter gje eshte regjistrimi I programit.

Iken nga kjo bote nje thesar i muzikes shqiptare, dhe pa me dale akoma brenga e kesaj ikje te madhe duhet te merrem me te tilla sqarime, gjera qe nuk kane asnje vlere,”-përfundon këngëtari në rrjete sociale. Maestro Aleksandër Lalo u shua në moshën 68-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU