Reagojnë tifozët: Ja kush na turpëroi në ndeshjen me Italinë (FOTO)

Tani është e qartë se ndeshjen e mbrëmshme ndaj Italisë e prishi grupimi “Illyrian Elite’” që është krijuar diçka më shumë se një vit më parë. Bëhet fjalë për ultras dhe kapoultras që kanë qenë më parë pjesë e grupimit “Tifozët Kuqezi”. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe hatërmbetjeve, ata janë shkëputur dhe, në këtë mënyrë, kanë krijuar grupimin e mësipërm.

Një tifogrup që është problematik dhe ka krijuar incidente në shumë takime, ku kanë qenë të pranishëm. Në disa raste, kanë krijuar probleme në Lihtenshtejn apo edhe shtete të tjera ku kanë qenë të pranishëm. Ishte pikërisht ky grupim që hodhi fishekzjarrë dhe tymuese në takimin e djeshëm në Palermo duke bërë që të ndërpritej sfida.

Në një hulumtim të gazetës “Panorana Sport” në faqen e grupimit në “Facebook”, duket qartë mentaliteti ultras, ku synimi është për të qenë në qendër të vëmendjes dhe se mbështetja për Kombëtaren është në plan të dytë. Në një postim në faqen e tyre në “Facebook”, 11 ditë përpara ndeshjes së djeshme, tifo-grupi paralajmëronte se diçka do të ndodhte në Palermo.

“Sapo përfunduam përgatitjet e fundit për ndeshjen e shumëpritur Itali-Shqipëri, në të cilën do bëjmë që të ndihet fort dhe fuqishëm prania jonë. Kemi filluar organizimin për ShqipëriBosnjë. Megjithëse miqësore, ne duam të tregojmë që ‘Illyrian Elite’, jo vetëm që nuk janë tifozë të zakonshëm, por as ultras të rastit dhe të leverdisë. Pikërisht për këtë arsye më 28 mars, në orën 18:00, në ‘Elbasan Arena’ do mirëpresim në mesin tonë çdokënd që e ndien veten ultras dhe që e di çfarë është mentaliteti i mirëfilltë. Mbi të gjitha Shqipëria! Me ty Kombëtare”, shkruhej në statusin e grupimit.

Në postimet e tyre gjendet gjithmonë shprehja “ACAB” që do të thotë sharje për policinë. Gjithashtu, në fotot që grupimi poston, kujdeset që të mbulohen fytyrat e tifozëve. Një grupim ultras që nuk i duhet aspak Kombëtares, pasi UEFA tregohet shumë e ashpër ndaj këtyre grupimeve që tentojnë të prishin ndeshjet dhe të bëhen protagonistë nëpër stadiume.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU