Raporti i BB: Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria shënoi gjatë 2016-ës rritjen ekonomike më të lartë në rajon me 3.5%. Të dhënat u publikuan nga Banka Botërore në raportin vjetor për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Ellen Goldstein, u shpreh gjatë prezantimit të raportit se rritja ekonomike do vazhdojë edhe për 2017-ën në shifrat 3.2%.

“Rritja ekonomike për Shqipërinë 3.5% për vitin 2016. Rritja e ekonomisë ndër me të mëdhatë në rajon për Shqipërinë.

Rritja ekonomike ka ndikuar pozitivisht në punësim, Shqipëria renditet e dyta në rajon për rritjen e punësimit, por papunësia mbetet ende e lartë.

Ka vazhduar rritja e konsolidimit fiskal në 2016″, u shpreh Goldstein.

Ndërkaq, ekonomistja pranë BB, Hilda Shijaku u shpreh se rritja e punësimit ka sjellë ulje të varfërisë. Ndërsa rritja e investimeve i takon projektit të TAP dhe HEC-it në jug të vendit.

“Është përmirësuar mbledhja e të ardhurave dhe janë pakësuar shpenzimet. Janë rritur investimet private dhe konsumi. Projekti i TAP dhe një HEC në jug sollën rritjen e investimeve“, tha ajo.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU