Raportet financiare/ PD- LSI fshehin shpenzimet për protestat e 2018

Shtohen pikëpyetjet dhe misteri mbi burimin e financimit të protestave të opozitës joparlamentare shqiptare. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim fshehin shpenzimet për protestat e organizuara gjatë vitit 2018, me qëllim gjithnjë rrëzimin e qeverisë ‘Rama’ apo për detyrimin e saj për të pranuar kërkesat e tyre politike. Në raportet vjetore financiare të dy partive më të mëdha në opozitë, të zbardhur nga Shqiptarja.com, mungojnë shumat monetare të shpenzuara për organizimin e protestave kundër qeverisë. Gjatë vitit 2018, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë organizuar dy protesta popullore para Kryeministrisë, në 27 janar dhe 26 maji.

Në funksion të këtyre dy protestave, opozita ka organizuar edhe dhjetëra protesta të tjera në rrethe. Për çdo protestë të organizuar ka një kosto të konsiderueshme financiare, sikur të llogariten vetëm shpenzimet për transportin e mijërave protestuesve nga të gjitha rrethet e vendit drejt Tiranë dhe anasjelltas, spotet publicitare, flamujt, banerat, pankartat, stampimet, broshurat, ftesat, shërbim fonie, primtimet, fotokopjet etj. Por, në raportet e dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për shpenzimet dhe burimin financiar për vitin 2018, PD-LSI deklasojnë shuma të papërfillshme për aktivitetet elektorale në raport me koston e përafërt të organizimit të dy protestave kombëtare para Kryeministrisë. Konkretisht, Partia Demokratike, për vitin 2018, deklaron vetëm 440 000 lekë për evente politike, që jo domosdoshmërisht mund të kenë lidhje me dy protestat. Gjithashtu, PD deklaron 4 041 611 lekë dhe 1 082 694 lekë shpenzime të paspecifikuara. Nga ana tjetër, LSI deklaron zero lekë shpenzime për evente politike si dhe 23 514 lekë shpenzime të paspecifikuara. Ndërkaq, Partia Demokratike, nuk ka deklaruar shpenzimet dhe rrjedhimisht as burimin e financimit të protestave të organizuara gjatë viteve 2014, 2015, 2016 dhe 2017.

Të ardhurat dhe shpenzimet

Për vitin 2018, Partia Demokratike deklaron 52 094 711 lekë të ardhura, nga të cilat 2 014 303 lekë nga kuotat e anëtarësimit dhe 50 080 408 lekë nga buxheti i shtetit. Ndërkaq, PD deklaron se ka shpenzuar 60 402 526 lekë, duke mos deklaruar burimin e shpenzimet mbi të ardhurat. Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron 34 667 053 lekë të ardhura, nga të cilat 5 306 260 lekë kuota anëtarësie, 28 660 410 lekë nga buxheti i shtetit, 101 000 lekë donacione dhe 599 383 lekë nga shitje të ndryshe. LSI deklaron 28 385 lekë shpenzime.

Mosdeklarimi i pagesave për lobim

Partia Demokratike nuk ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kontratat me vlerë 675 mijë $, me kompani offshore, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fshehur burimin e këtyre parave. Në raportin e shpenzimeve që Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ për vitin 2017, nuk figuron një shpenzim i tillë. Paratë e paguara nga PD kanë shkuar për kompanitë “Stonington Strategies”, “Muzin Capitol Partners” dhe “Biniatta Trade LP”. Pagesa për lobim në SHBA, PD ka bërë edhe gjatë kohës kur ishte në “Çadrën e Lirisë” përpara Kryeministrisë. Pjesë e pagesave të këtyre kontratave, krahas suportit politik nga DASH, ka qenë edhe mundësimi i një takimi të kryetarit të PD, Lulzim Basha me presidentin e SHBA, Donald Trump, takim ky i zhvilluar në një mbrëmje për mbledhje fondesh në Uashington vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Për këtë skandal, Prokuroria nisi hetimet, por deri më tani nuk ka dalë asnjë përgjegjës para gjykatës.

Financimi

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim fshehin shpenzimet për protestat e organizuara gjatë vitit 2018, me qëllim gjithnjë rrëzimin e qeverisë ‘Rama’ dhe detyrimin e saj të pranonte kërkesat politike.

Deklarimi

Për vitin 2018, PD deklaron vetëm1 440 000 lekë për evente politike, që jo domosdoshmërisht mund të kenë lidhje me dy protestat. Nga ana tjetër, LSI zero lekë shpenzime për evente politike si dhe 23 514 lekë shpenzime të paspecifikuara.

Të ardhurat dhe shpenzimet e PD për vitin 2018

Të ardhura nga kuotat e anëtarësimit, 2 014 303 lekë

Të ardhura nga buxheti i shtetit, 50 080 408 lekë.

Totali i të ardhurave, 52 094 711 lekë.

Pasqyra e shpenzimeve

Paga dhe shpërblime, 27 652 958 lekë.

Shpenzime për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, 4 423 398 lekë.

Energji dhe ujë, 3 572 102 lekë

Shpenzime të tjera, 4 041 611 lekë

Shpenzime konsumi dhe amortizimi, 4 462 817 lekë.

Konsulenca, 4 853 230 lekë.

Qera ambientesh, 2 891 933 lekë

Shërbime televizive, spote dhe reklama, 1 040 000 lekë.

Shërbime për evente politike, foni, ndriçim etj., 1 440 000 lekë.

Shpenzime postare dhe telekomunikimi, 2 580 497 lekë.

Shpenzime për shërbime bankare, 72 983 lekë.

Kuota anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, 489 486 lekë.

Taksa dhe tarifa vendore, 15 810 lekë.

Subvencione të dhëna, 500 000 lekë.

Shpenzime për pritje dhe përfaqësime, 119 016 lekë.

Gjoba dhe dëmshpërblime, 114 771 lekë.

Të tjera, 1 049 220 lekë.

Leasing, 1 082 694 lekë.

Totali i shpenzimeve, 60 402 526 lekë.

 

Të ardhurat dhe shpenzimet e LSI për vitin 2018

Të ardhura nga buxheti i shtetit, 28 660 410 lekë.

Të ardhura nga donacionet, 101 000 lekë.

Të ardhura nga kuotat e anëtarësisë, 5 306 260 lekë.

Të ardhurat nga shitjet, 599 383 lekë.

Totali i të ardhurave, 34 667 053 lekë.

Pasqyra e shpenzimeve

Shërbime nga të tretët (shtypshkrime), 2 263 142 lekë.

Qera, 14 857 625 lekë.

Energji elektrike, 1 103 350 lekë.

Ujë, 115 967 lekë.

Sigurime shoqërore e shëndetësore, 1 038 250 lekë.

Pagat, 2 717 790 lekë.

Shpenzime për aktivitete, 1 811 708 lekë.

Shpenzime telefonike, 64 000 lekë.

Shërbime interneti, 582 361 lekë.

Shërbime bankare, 30 124 lekë.

Taksa, 325 718 lekë.

Amortizime, 1 773 170 lekë.

Udhëtime dhe dieta, 636 216 lekë.

Karburant, 346 000 lekë.

Abonime në shtyp, 389 983 lekë.

Shpenzime për dokumente, 439 938 lekë.

Shpenzime për materiale, 39 385 lekë.

Të tjera, 23 514 lekë.

Totali i shpenzimeve, 28 385 lekë./raport.tv

 

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU