Ramos mbron Navasin, pas autogolit qesharak që shënoi

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në javen e 27-të, duke e mposhtur 2:1 Betisin në Santiago Bernabeu.

Portieri Keylor Navas ka bërë paraqitje me dy fytyra. Ai fillimisht shënoi një autogol qesharak në pjesën e parë, kurse në fund të ndeshjes shpëtoi Realin me një pritje fantastike. Ramos, i cili shënoi golin e tre pikëve në minutën e 81’të, mbështet Navasin.

“Bernabeu është pak i komplikuar, kërkon gjithmonë maksimumin. Kur lojtarët dështojnë ata kërkojnë mbështetje. Keylor na ka shpëtuar me pritjen në fund të ndeshjes”, ka thën Ramos, citohet ”Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU