Rama: Zyra e Presidentit, çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave!

Pas deklaratave të Monika Kryemadhit nga Konnveta e LSI-së, se s’do ta tradhetoje Shqiperine, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama./a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU