Rama zbulon tre rreziqet që kanosin qeverinë dhe objektivat e 100 ditëve: Opozita, bërtet si frikacaku

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur të dielën kabinetin qeveritar, një ditë pasi shpalli emrat e zv/ministrave dhe u kërkoi ministrave të ndajnë detyrat dhe rolet për secilin prej zv/ministrave.

Rama bëri një përmbledhje të objektivave të qeverisë së tij në të gjitha dikasteret në mandatin e dytë. Hapja e negociatave me Bashkimin Europian, lufta ndaj krimit, zhdukja e informalitetit dhe burokracisë, por edhe shumë  çështje të tjera ishin në qendër të fjalimit të Ramës.

Për Ramën kundërshtarët më të rrezikshëm janë papunësia, korrupsioni dhe cinizmi dhe jo opozita, që sipas tij bërtet si frikacaku.

Duhet të punojmë të gjithë që jo vetëm të çelim negociatat për anëtarësim vitin e ardhshëm, duke marrë një sinjal të qartë pozitiv nga Këshilli i Europës në këto 100 ditë të para. Por edhe që të jemi gati për negociata, që janë një proces tjetër i ndërlikuar.

Ai tha se ky proces do të ndiqet nga Ministrja e Jashtme dhe për Europën, porse ajo duhet mbështetur nga të gjitha ministritë, dhe nga çdonjëra prej skuadrave të tyre drejtuese.

Rama tha se “kemi 100 ditë për ta kolauduar tërësisht këtë mekanizëm të ri, por sigurisht ju vetë duhet të uleni menjëherë për të diskutuar dhe vendosur mes veti detyrat konkrete të çdo zëvendësministri dhe zëvendësministreje në këtë rrugëtim.

‘Asnjëherë nuk është bërë një proces si ky, për të mbledhur propozime dhe seleksionuar kandidatura për zv/ ministrat. Asnjëherë nuk ka pasur skuadra, që shkuan përtej kufijve të vjetër partiak.  Asnjëherë anëtarët e kabinetit nuk kanë pasur një rreth njerëzish si ekipet që do të kenë nga sot e tutje për 4 vite me radhë. Në përzgjedhje janë menduar rolet që mund të mbulojë cdo njëri nga zëvendësit. Ndarja ka rëndësi për të mbuluar fushën e përgjegjësisë, në themel fryma e skuadrës. E njëjta gjë vlen për administratën, që duhet të njihet me vizion dhe strategjinë. Jemi në një proces ristrukturimi të thellë në funksion të vizion dhe qëllimeve të mëdha. Administrata ka njerëz të zotë, ata duhen motivuar dhe trajtuar me respekt. Duhet të punojmë të gjithë që të celim negociatat vitin e ardhshëm, por që të jemi gati për negociatat, që janë një proces tejet i ndërlikuar. Ministria për Europën do e udhëheqë këtë proces

Kemi 100 ditë për të kolauduar këtë sistem të ri që kemi sjellur.Pas rilindjes së policisë dhe shfarosjes së kanabisit, operacion kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të policisë.”

Duke premtuar reforma në një sërë sektorësh, Rama tregoi kush janë kundërshtarët më të egër të rrezikshëm të qeverisë së tij, duke përjashtuar këtu opozitën.

Na ishte një herë një skuadër që për nga cilësia e individëve u quajtur skuadra e Galaktikave, por Galaktikos nuk fituan asnjë trofe, sepse nuk u bënë kurrë skuadër, frymë në fushën e lojës. Dhe kundërshtarët tanë në fushën tonë që vetëm lojë nuk është, nuk janë aspak të dobët, përkundrazi janë të egër dhe të rrezikshëm; papunësia, korrupsioni dhe cinizmi.

Kemi edhe një opozitë të dobët që ulëret dhe shan si ai frikacaku që bërtet për të kaluar pyllin natën, por ky është një rrezik më vete për skuadrën tonë, dhe jo lehtësi. Ne kemi vetëm dy aleat të mëdhenj në këtë betejë aspak të lehtë, popullin të cilin duhet ta fitojmë përditë me vepra dhe rezultate konkrete dhe dëshirën tonë për ta bërë Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie, një dëshirë që duhet ta ushqejmë përditë duke qenë pranë njerëzve të zakonshëm”, tha Rama

vijon

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU