Rama uron 7 Marsin: Gjuha jonë mbartëse e fqinjësisë së mirë, ata që se kuptuan mbollën fatkeqësi

Kryeminsitri Edi Rama ndodhet në Korçë për festimet e 7 Marsit, ku u çel mësonjtorja e parë shqipe 130 vite më parë.

Në fjalën e rastit, kryeministri vlerësoi veprën e mësuesve që mes sakrificave mbajtën gjallë gjuhën shqipe. Rama tha se gjuha jonë nuk ka qenë kurrë “gjuhë përjashtimi”, por një gjuhë e hapur dhe e fqinjësisë së mirë në një rajon kaq problematik. Rama tha se ata që nuk i kuptuan vlerat e gjuhës shqipe, kanë sjellë fatkeqësi të mëdha në rajon në të shkuarën dhe rrezikojnë edhe të tashmen.

“Gjuha shqipe ka qenë një tingëllim i veçantë për Ballkanin multietnik. Shqipja e prirur për të lëvruar në autonominë e saj nuk ka qenë kurrë bartëse sistemi sundimi apo përjashtimi. Gjuha jonë dëshmon se është bartëse ekuilibri, fqinjësie të mirë si dhe përçuese qytetërimi, dhe hapje ndaj gjuhëve dhe kulturave të tjera.

Kush nuk e kuptoi këtë të vërtetë të madhe në të shkuarën dhe në të tashmen mbolli fatkeqësi të mëdha të mëdha në rajonin ku jetojmë”, deklaroi Rama.

Nuk dihet nëse ky ishte një mesazh për faktorin politik në Maqedoni që ka nisur një fushatë të gjerë kundër gjuhës shqipe./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU