Përmes një postimi në rrjetin e tij social, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të shohin me sytë e tyre se ka rreth 38 mijë vende të lira pune. Rama ka postuar një video ku tregohen vendet e lira të punës, të cilat i ofron Zyra e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
“Si thonë burrat e katundit politik e mediatik, nuk ka punë?! Nuk ka punë të paguara mirë po vetëm punë me rrogë minimale?! Nuk ka punë për ata që janë me diploma reale?!…
Ja shikojini me sytë tuaj, vendet e lira të punës që ofrohen sot, vetëm prej Zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit – janë të gjitha kërkesa konkrete të sipërmarrjes private në zyrat tona të punës”- shkruan Rama.
Më poshtë video: