Rama s’do çojë te Meta emra për postin e Ministrit të Brendshëm, ja skema si Lleshi do jetë në krye të dikasterit

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kandidatura e Sandër Lleshit për në krye të Ministrisë së Brendshme. Pas aktit flagrant antikushtetues të Presidentit Ilir Meta, i cili për arsye personale dhe të grupimit politik opozitar që ai përfaqëson në presidencë nuk e dekretoi Lleshin, javaneës mëson se kreu i qeverisë nuk ka ndërmend më të çojë emra të tjerë për kreun e Ministrisë së Brendëshme. Javanews mëson nga burime pranë kreut të qeverisë, se ai do të shkojë drejt një zgjidhje duke anashkaluar Ilir Metën, duke e emëruar Lleshin zv.ministër të brendshëm gjë që automatikisht do ta cojë më pas këtë të fundit dhe në krye të drejtimit të ministrisë së brendëshme.

Vetëm disa vite më parë një skemë të tillë e aplikoi edhe ish- kryeministri Nano, duke pasur po të njëjtin protagonist bllokimesh…Ilir Metën. Nano qeverisi ministrinë e brendëshme me zv/ministrin Igli Toska, deri në përfundim të mandatit të tij si kryeministër.

ma.me/javanews.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU