Rama: Rritet paga minimale në shtet, nga 1 marsi 2017 shkon në 375 mijë lekë të vjetra

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi me punonjës të administratës shtetëore bëri të ditur se punonjësit e kësaj administrate me pagë minimale 22 mijë lekë, që nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, paga e tyre do të shkojë në 37 mijë e 500 lekë të reja. Kryeministri bëri të ditur se qeveria ka hequr nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave dhe pensioneve, 100 milionë dollar, pa rritur borxhin publik.

“Paga e ulët, nga 220 mijë lekë të vjetra që e kemi aktualisht, me këtë paketë e çojmë në 375 mijë lekë të vjetra. A është është mjaft, jo nuk është. Duke filluar nga poshtë rritjen, ne kemi një piramidë pagash në administratë tërësisht të re. Nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka sot pagën aktuale 355mijë lekë, rritja shkon në 379 mijë lekë dhe kështu në mënyrë progresive kemi një rritje e cila kur vinte paga bruto bëhet 589 mijë lekë. Natyrisht nuk është sërish mjaft, por është shumë më tepër se çështë. Nga 1 marsi i vitt të të ardhshëm të gjithë ju do të keni një pagë më të mirë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se qeveria ka hequr nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave dhe pensioneve, 100 milionë dollarë pa rritur borxhin publik, ndërsa atakoi qeverisjen demokrate kur tha se në 8 vite ndanë për pagat dhe pensionet 124 milionë dollarë. Vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve hyn në fuqi nga 1 Marsi i vitit 2017-ë.

Në 8 vitet e qeverisë së kaluar u spostuan nga buxheti 124 milionë dollarë, ne për një vit spostojmë 100 milionë dollarë.

Është hera e parë që bëhet një rritje nominale e rrogave dhe pensioneve, por nuk është hera e parë që lihen më shumë para në xhep për ju, sepse ne e filluam mandatin duke ulur taksat. Jam i mahnitur se kujt ia tregojnë përrallën që në Shqipëri janë rritur taksat. Kujt? Kush e ka pasur tehun e taksës 10% dhe vendosja e taksës së ndershme, kanë çuar më shumë para në shtëpi edhe pse rroga ka qenë po ajo.

Rritja e pagave nuk është thjesht një rritje pagash e zakonshme, por është edhe një shpërblim i merituar për gjithë mbështetjen që në radhë të parë njerëzit që punojnë i kanë dhënë reformave, jo thjesht se punojnë në shtet, por sepse kanë një familje ku është kontribuuar për reformat. Që nga pranimi i faktit sa të thjeshtë aq edhe të hidhur në një kuptim, që energjia duhet paguar,gjë që ka sjellë mbi 340 mijë kontrata të reja të konsumatorëve me pranimin edhe të borxhit deri tek fakti që në një proces shtetbërje shumëçka që ishte më e lehtë në dëm të përgjithshmes bëhet më e vështirë për një periudhë të caktuar kohe. Për këtë arsye kemi vendosur të spostojmë nga buxheti i shtetit në buxhetin e familjen e 100 milionë dollarë për të rritur rrogat dhe pensionet“, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se rritja vlen vetëm për pagat e ulëta, ndërsa përmes batutës theksoi se ai vetë nuk do të përfitojë asnjë qindarkë, ashtu sikurse as ministrat e deputetët.

Mesatarja është 7%, por për pagën më të ulët është 36% dhe shkon duke u shkallëzuar deri tek unë që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje, as ministri i Financave, as deputetët. Pra ne që marrim më shumë nuk duhet të fitojmë asgjë nga kjo rritje. Ju që merrni më pak do fitoni më shumë dhe ky është princip”.

Rekrutimet në administratë
Kreu i qeverisë theksoi sërish se rekrutimet në administratën publike do të bëhen vetëm në bazë të meritës. Sipas tij, kriteri bazë për të zënë një vend pune në shtet, është konkursi. Ai tha se administrata shtetërore nuk do të jetë më “strehë” “për ushtarët e partive”.

Procesi i rekrutimit ne administrate shprehje e vullnetit për t’u ndarë nga e kaluara. Administrata ishte përdorur për “ushtarët e partive”. Nëse Shqipëria do e kishte bërë këtë hap 25 vjet më parë sot, administrata do ishte më e qëndrueshme”.

Rama sqaroi edhe procedurën e konkursit ku shtoi se kush nuk fiton, i nënshtrohet një trajnimi 3-mujor, ndërsa rrezikon përjashtimin nëse dështon edhe pas kësaj sprove.

“Kush nuk e fiton konkursin i nënshtrohet një trajnimi për 3 muaj. Nëse sërish nuk e fiton, ai përjashtohet. Them ai se janë të gjinisë mashkullore ata që janë më mbrapa në këtë aspekt”, shtoi kryeministri Rama.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU