Rama pret astrofizikanen Laura Mersini: Nder i madh për mua

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij astrofizikanen Laura Mersini. Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Nder dhe kënaqësi e posaçme takimi me Laura Mersinin, ylli shqiptar i astrofizikës që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe sot çmohet botërisht si një ndër figurat pararojë të shkencës”.

Laura Mersini – Houghton, doktoreshë në fizikë, është profesoreshë e fizikes teorike dhe kozmologjisë në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, qysh nga 1 janari 2004. Laura Mersini është shkencëtare aktive në SHBA dhe një nga femrat e pakta shkencëtare me peshë botërore në fizikën teorike, që ka zbuluar një teori të re të origjinës së “Big Bengut”, që zgjeron njohjen dhe zbulimin e kozmosit dhe të krijimit të gjithësisë në një bashkësi universesh, ‘multiverse’.

Një nga aspektet e kësaj teorie nga shkencëtarja e shquar është zbulimi i evidencave astrofizike për parashikimet e teorisë së saj në lidhje me ekzistencën e universeve të tjera, përtej universit tonë, të krijuar në periudhën para Big Bang në mënyrë kuantike.

1 koment

  1. Kjo foto tregonshume qarte se si nje shkencetare tashme shume e njohur ne bote,qendron ulur ne kolltuk,ne nje pozicion,qe tregon respect per njeriun qe ka perballe (pamvaresisht se kush eshte ai).Nga ana tjeter shikoni kryeministrin tone (Thjesht nje ish (thote ai) sportiest dhe nje piktor I zakonshem,se si qendron, ne kolltuk,si nje kokorosh (sikur te ishte ne nje kafene ordinere),sikur ka perpara Mimin e bashkise qe plotesonte banjot me leter higjenike dhe jo nje shkencetare.

PËRGJIGJU