Kryeministri Edi Rama i mrekulluar me pamjet të Kishës së Shën Mërisë në Bënjë, e fundshekullit XVIII. Teksa publikon videon në facebook Rama shkruan se në këtë kishë kanë përfunduar punimet restauruese pas shpalljes së këtij fshati Qendër Historike duke rritur ndjeshëm potencialet për rritjen e turizmit dhe ekonominë e tërë kësaj zone të mrekullueshme.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje të Kishës së Shën Mërisë në Bënjë, e fundshekullit XVIII si edhe një model i rrallë arkitekturor, ku kanë përfunduar punimet restauruese pas shpalljes së këtij fshati Qendër Historike duke rritur ndjeshëm potencialet për rritjen e turizmit dhe ekonominë e tërë kësaj zone të mrekullueshme me potenciale kulturore dhe natyrore të mëdha, ju uroj një të dielë të qetë 🌹”- shkruan Rama.