Rama poston foton e nxënësve shqiptarë që krijuan robotin

Kryeministri Edi Rama vijon postimet në rrjetet sociale. Pak para nisjes së sezonit të ri politik, kryeministri ka postuar si pjesë e rubrikës së tij “Mirëmëngjes”, foton e grupit të të rinjve shqiptarë që fituan çmimin e dytë “Katherine Johnson” në garën për të rinjtë nga e gjithë bota.  Nxënësit shqiptarë krijuan një robot dhe përfaqësuan në këtë garë Shqipërinë.

“MIRËMËNGJES 

dhe me skuadrën shqiptare të nxënësve, të cilët me robotin e krijuar prej tyre përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në garën ndërkombëtare për të rinj nga e gjithë bota, “FIRST Global Challenge”, duke fituar dhe çmimin e dytë “Katherine Johnson” për dokumentimin e inxhinierisë, ju uroj një fundjavë të bukur.”-shkruan Rama. /ma.me

Fotoja e nxënësve shqiptarë e shpërndarë nga Rama

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU