Rama: Nis faza e dytë e aksionit anti- informalitet

Kryeministri, Edi Rama, ka prezantuar sot fazën e dytë të aksionit anti- informalitet. Ai ka bërë një bilanc të punës së fazës së parë të këtij aksioni duke nënvizuar se janë arritur  rezultate inkurajuese pa kontrolle abuzive.

“Kemi ndërtimin e një truri elektronik në sistemin tonë fiskal që është një ndihmë e madhe. Për herë të parë siguruam ndërtimin e urave online mes tatimeve dhe doganave, jo më nëpërmjet shkresave, por nëpërmjet një platforme që pasurohet dita ditës”, ka theksuar Rama. Sipas tij, tashmë kemi një panoramë për riskun që bazohet tek puna e këtij truri elektronik. Rama ka nënvizuar se mbledhja e sa më shumë ardhurave është një objektiv , por duhet ecur në mbledhjen e sa më shumë të ardhurave, duke mos dëmtuar biznesin.

“Janë 47 mijë subjekte të reja të regjistruara. Afro 50% më shumë se viti 2015. Janë 83 mijë punonjës dhe punonjëse të regjistruar në skemën e sigurimeve. Kjo ka ardhur jo përmes kontrollove nëpër dyer, por nëpërmjet trurit elektronik ku u është ndryshuar statusi mjaft kompanive që shfaqeshin si të vogla, por që ishin të mëdha. Të ardhurat e 3 mujorit të parë të këtij viti janë më shumë se prishmëritë. Kemi arkëtuar 100 milion dollarë më shumë.  Kemi filluar mbylljen përfundimtare të shtigjeve informalitetit”, ka nëvizuar kryeministri. Ai ka bërë të ditur se qeveria po shkon drejt projektit të thjeshtimit të deklarimeve.

(javanews.al)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU