Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta u takuan në zyrën e këtij të fundit para nisjes së seancës plenare.
Kreu i qeverisë u pa të hynte në Kryesinë e Kuvendit ku pritej nga aleati i tij në qeverisje. Mendohet se fokusi i takimit është koordinimi i koalicionit në seancën e sotme, por edhe zhvillimi i seancës së veçantë për mbajtjen e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit.
Sipas të gjitha gjasave, edhe ky raund do të digjet nga mazhoranca dhe pritet të ezaurohet pa çuar asnjë emër për votim. Mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës të bëhet pjesë e procesit për zgjedhjen e një presidenti konsensual, thirrje të cilat janë refuzuar deri tani./a.m.