Rama në “Xing”: Studentët janë të lirë të protestojnë, s’përgjigjemi me plumba!

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin”. I vlerësuar nga moderatori Ermal Mamaqi për ndalimin e kapsollave dhe fishekzjarreve, ai i tha se kishte parë nëpër video qytetarë shqiptarë që gjuanin me kallash

Ermali: Si ja bën që merr vëmendjen gjatë gjithë kohës?

Rama: Ti më nxive jetën, ti bërtet tërë kohës, pastaj e ha unë, se ngelën duke më thënë ç’është ky kryeministër karagjoz? Më thuaj me kë rri të të them si je, karagjoz je.

Ermali: Hëngre bakllava për Vit të Ri?

Rama: Unë ha një tortë që e bënte gjyshja ime, e mësoi mamaja ime, dhe më pas e mësoi dhe gruaja ime. Jam nip me fat, djalë me fat dhe burrë me fat.

Ermali: Shyqyr na zunë veshët rehat nga këto kapsollet. Po plasi kallashi.

Rama: Unë s’kam dëgjuar as kapsulla as kallash, kam dëgjuar vetëm ulërimat e tua “Kur do flasim?”.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhin e një qytetari që donte të vinte skedinë, por s’kishte se ku për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit për mbylljen e pikave të basteve.

I ftuar në “Xing me Ermalin” Rama tregon mesazhin.

Rama: Po shihja Manchester-in me Liverpool-in, se dhe unë shoh futboll. Bëri gol Liverpool-i dhe më shkruan një bastexhi – Pse i mbylle llotot se do bëjë gol Liverpool-i, ku ta vë unë tani? Po ndodhi që bëri gol Manchester-i dhe doja t’i shkruaja – e sheh që shpëtove. Në ditë shqiptarët fitojnë 1 mln euro nga mos vënia e skedinave.

Ermali: Me llotot i bëri qefin grave. Po parukeritë kur do i mbyllësh t’i bësh qefin burrave. Lanë leshtë gratë në parukeri.

Po ti nga inati grave shkon në parukeri. Imagjinoni sikur të mbyllen parukeritë si do dukej ky me flokë të rëna.

Gratë gati të dalin në protestë që të hapen llotot që burrat e tyre të dalin nga shtëpitë.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Xing me Ermalin ka folur dhe për protestën e studentëve.

Ermali: Hëngrët një supershpullë nga studentët

Rama: Krahasuar me grushtin që hëngrët ju, apo ti s’e llogarit Lulin. Ne morëm një shuplakë dhe bëmë mirë që e hëngrëm se duhej. Por ama ne jemi ndryshe, ne kthejmë faqen tjetër. S’i përgjigjemi me plumb. Doktori thotë kur qëllon njëri bëj gati shqelmin, kurse doktoresha nxjerr çizmen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU