Rama në një linjë me Trump për Venezuelën: Shqipëria njeh Guaidon si president!

Për zhvillimet në Venezuelë ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka njohur Juan Guaido si President të përkohshëm të vendit, pas “rrëzimit” të udhëheqësit Nicolas Maduro.

Qendrimi i kryeministrit shqiptar eshte ne nje linje me presidentin e SHBA, Donald Trump

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thotë se Shqipëria njeh Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës, duke qenë kështu në një linjë me SHBA-në.

Shqipëria njeh Juan Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit shqiptar, uroj që Juan Guaido dhe venezuelianët e guximshëm të largojnë me sukses pushtetin e paligjshëm që e ka kthyer vendin në një ferr për popullin e vet”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Protestat masive në Venezuelë të martën dhe të mërkurën bënë që Presidenti Maduro të largohej nga detyra dhe të njihte kreun e opozitës, Juan Guaido si President të përkohshëm. Ky i fundit u njoh si i tillë edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Venezuela është në kolaps politik dhe financiar. Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ndërpreu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm. Maduro u dha 72 orë kohë diplomatëve amerikanë që të largohen nga vendi i tij.

Të mërkurën, Guaido e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare.

SHBA tha se “ish-presidenti Maduro” nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon.

/a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU