Kryeministria: Rama, në Majami për “një gëzim familjar”

Disa portale kanë bërë të ditur se kryeministri Edi Rama është nisur për 5 ditë pushime në Majemi, bashkë me të shoqen.

Por, pas këtij lajmi ka reaguar Kryeministria.

Ajo bën me dije në një njoftim, se Rama ka udhëtuar me Lindën në Majemi për të marrë pjesë në një gëzim familjar, dhe jo për pushime.

“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojë tri ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekullim”, thuhet në një deklaratë të Kryeministrisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU