Rama me mësuesit e Elbasanit, opozita i zë ‘pritë’ në rrugë

Mbështetës të opozitës kanë protestuar pasditen e së enjtes në qytetin e Elbasanit. Mësohet se dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugë, në pritje të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit mbajti sot një takim me mësuesit e fëmijëve me aftësi të veçanta. Më herët, deputetë të opozitës kanë qenë në Elbasan duke zhvilluar ‘seancën’ e radhës.

Menjëherë pas mbërritjes së kryeministrit, protesta opozitare është acaruar dhe ka pasur përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Ndërkohë, kreu i ekzekutivit tha në fjalën e tij se ‘nuk ndodh më që drejtoresha t’i kërkojë llogari mësuesve që nuk vijnë në takim me kryeministrin’.

Sipas tij, sot janë dhënë tekste falas për 108 mijë fëmijë dhe se librat shkollorë shumë shpejt do të jenë më cilësorë.

“Këtë vit shkollor, se s’po jap datë, nis shkolla e drejtorëve. Drejtoret e shkollave do kenë një shkollë të tyre. Nuk mundet dot të vazhdojmëtë synojmë më shumë nëse kemi këtë nivel drejtimi të shkollave. Kemi hequr 300 drejtor shkollash, jo për politikë dhe nuk i  kemi zëvendësuar me politikë. I kemi zëvendësuar duke u kërkuar të bëhen drejtorë 300 mësuesit më të mirëve në bazë të pikëve që kanë marrë, por nuk mjafton. Ose s’është e thënë të një mësues i mirë dhe të jetë drejtor shumë i mirë” – tha kreu i qeverisë gjatë fjalës së rij në takimin me mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta.

/JavaNews/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU