Rama: Mora ekspertizën e përgjimit, nuk ka asnjë provë ndaj Xhafajt

Opozita të vërtetojë autenticitetin e audios, ose ndryshe askush me çfarëdolloj imuniteti nuk do të luajë qensh me gjakun e njerëzve të këtij vendi. Kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të Çoroditur dynjanë përmes një mashtrimi publik duhet të paguajë që është dënimi me burg! Ne vërtetë nuk jemi të gjithë njësoj, por drejtësinë e duam njësoj për të gjithë!

Kjo është një frazë nga fjala e Edi Ramës para Grupit të PS teksa u ndal në audion e pretenduar nga PD si përgjim i Agron Xhafajt.

“Kjo maskaradë është vënë në skenë për t’i thënë Europës së vetë Ministria e Brendshme është organizata mëmë e krimit dhe për t’i thënë shqiptarëve se sa të jetë Edi Rama në qeveri ministrat e tij të Brendshëm janë të lidhur me trafikun. Dhe kjo meriton një përgjigje në rrafshin politik, dhe një përgjigje shembullore sa i përket hetimit dhe ndëshkimit”.

Kështu është shprehur ndër të tjera Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste sa i përket akuzave të PD-së mbi Agron Xhafaj teksa theksoi se ministri nuk ka asnjë arsye pse të paguajë për këtë.

Ai tha se për përgjimin e pretenduar nga opozita ka marrë ekspertizën dhe rezulton se nuk është i vërtetë. Sipas tij bëhet fjalë për një ‘hedhje balte’ për të penguar negociatat.

“Kam kërkuar ekspertizën shkrencore dhe rezulton se audio nuk është autentike, por një akt mashtrimi. Ajo nuk përbën provë kompromentuese” – tha Rama.

Kreu i ekzekutivit ku shpreh sot se për akuzën e opozitës do të ketë ndëshkime nëse rezulton e falsifikuar apo shpifje.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Agron Xhafaj deklaroi se do të udhëtojë drejt Italisë për t’iu dorëzuar autoriteteve italiane.

Në mbledhjen e sotme, Rama e ka nisur fjalën e tij me takimin e një dite më parë me presidentin francez Emanuel Macron, teksa tha se ka dëgjuar fjalë inkurajuese në Paris.

Ai tha se pritja në “Elysse” erdhi pas kërkesës së tij dhe se pas takimi ndihet më optimist për çeljen e negociatave.

Sipas Ramës, opozita është e çoroditur nga reforma në drejtësi dhe tashmë është sulur me tërbim.

“Këta të paudhë pa din dhe pa iman mendojnë se jo vetëm do pengojnë integrimin, por e dinë më mirë se neve se me celjen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta” – tha ai.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Takimi me Macron zgjati jashtë parashikimit dhe dëgjova fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë. Roli i Shqipërisë në rajon, reforma në drejtësi, vettingu i gjykatësve dhe prokurorëve, reformimi i policisë së shtetit, arritjet në luftën ndaj korrupsionit, moren konsiderata të larta nga Franca.

Macron më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër. Macron tha fjalë inkurajuese për Shqipërinë. Mund të them se jam më optimist pas takimit se para takimit me Macron. Macron përgëzoi reformat e marra në Shqipëri.

Për fat të keq të Shqipërisë duhet të merremi jo vetëm me rrymat skeptike, por edhe me murin që opozita i ngre Shqipërisë, duke mos lënë gur pa lëvizur për të sabotuar këtë përpjekje të krejt shoqërisë tonë.

Ata po tentojnë të bllokojnë krejt Shqipërinë. Vulëhumburit pa atdhe të coroditur nga frika e drejtësisë, janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte. Me çeljen e negociatave drejtësia shqiptarë bëhet një problem i madh për opozitën, që nga pastrimi i parave me vulën e partisë, deri tek kuintalët e kokainës të fshehur në banane me vulën e prokurorisë.

Tani na del se ministri ynë i Brendshëm, drejtuesi i reformës në Drejtësi, paska fshehu prej 6 vjetësh dënimin e vllait në Itali dhe ky sekret mafioz u zbulua nga opozita jonë.

U shpërnda jo vetëm në median tonë, por edhe në të gjitha faqet e Facebookut të gjithë kryeministrave të Bashkimit Evropian. Madje paska qenë edhe diversant që ka futur një nen për të shpëtuar vëllain nga ekstradimi.

Por shyqyr që shqiptarët kanë opozitën syfajkua dhe dhëmbë-çakall që e zbuloi edhe këtë.

Ministri i Brendshëm, pëllet Saliu, paska qenë diversant, që tentoi të mbrojë vëllain e tij duke fshehur dënimin. Xhafaj na del familja e dytë mafioze në Shqipëri, kuptohet pas meje.

Dënimi i vëllait të ministrit ka ndodhur 15 vjet më parë. Saliu thotë se ministri i Brendshëm qenka vetë kreu i organizatës kriminale të drogës. Dhe përgjimi i opozitës mori dhenë në mediat tona, që nuk pyetën farë për informacion nga Euralius dhe zyra e BE.

Kjo që bën opozita është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese. Opozita është kundër çeljes së negociatave. Kjo maskaradë kërkon përgjigjë të fortë prej nesh. Kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare eskpertizën e përgjimit që PD pretendon se është autentik.

JAVANEWS.AL

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU