Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me minoritarët në qytetin e Sarandës. Në këtë takim u diskutua në lidhje me ligjin e ri për pakicat etnike. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama ripërsëriti edhe njëherë rëndësinë e zbatimit të Vettingut dhe reformës në drejtësi në tërësi.
Para minnoritarëve, Rama adresoi edhe një pyetje në drejtim të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, se pse nuk i bashkohet mazhorancës për të votuar Vettingun.
“Të fillojmë zbatimin e reformës në drejtësi nga vettingu, i cili është i rëndësishëm për shqiptarët e minoritarët. Ligji i vettingut është nevojë dramatike e të sotmes. Por çfarë bën në çadër Vangjel Dule, pse nuk voton vettingun? Problemi i pronave, vjen nga gjykatësit e korruptuar. Që të ketë garanci për pronat, duhet zbatimi i reformës në drejtësi”, deklaroi Rama.
Më tej Rama i’u përgjigj edhe akuzave të ngroitura nga disa përfaqësues të minoritetit grek kur tha se “ai është shqiptar, por jo anti-grek”./a.m.