Kryeministri Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat e PS-së në Gjirokastër, në atë që cilësohet si mbledhje informale. Mbledhja ka nisur sot pasdite në restorant “Çajupi” në qytetin e Gjirokastrës. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, e Arsimit, Lindita Nikolla, i Financave Arben Ahmetaj, Ekonomise, Milva Ekonomi, e Inovacionit, Milena Harito, i ministrisë së Jashtme, Ditmir Bushatri, i Shëndetësisë, Ilir Beqja, Felaj e Çuçi janë thirrur për këte mbledhje informale.
Para se të rikthehet në Tiranë, kryesocialisti Rama do të zhvillojë po në Gjirokastër edhe një mbledhje me kryetarët e degëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit. Nuk dihet me saktësi se çfarë do të bisedohet në këto mbledhje, por mendohet se në fokus do të jenë zgjedhjet e vitit të ardhshëm.