Rama mbledh nesër ministrat në Vlorë. A do sjellë shtatori ndryshime në qeveri?

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë nesër në Vlorë një takim me ministrat dhe krerët e grupit parlamentar, ku do të diskutohen rezultatet për detyrat e lëna dhe reformat e kërkuara nga qeveria e tij, që pas krijimit të saj. Takimi do të zhvillohet në vilën qeveritare të qytetit bregdetar, ku ministrat e qeverisë do të japin llogari për projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe për ato të mbetura pezull. Raportimi i ministrave do te krijoje nje tablo nese do kete ndryshime ne qeveri, apo Rama do vijoj edhe gjate vitit te dyte te mandatit te tij te dyte te punoje me te njejtet ministra qe ka zgjedhur ne vjeshten e 2017. Viti 2019 eshte i rendesishem per PS dhe vete Ramen pasi jane zgjedhjet vendore, nje test ky per performancen e qeverise se tij. /ma.me/javanews.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU