Rama, thumbon Voltana Ademin nga Çorovoda: E vetmja që s’ia marr vesh planin

Në një takim fermerët në Çorovodë ndërsa prezantonte projektin e qeverisë për qendrën e qytetit Rama është shprehur se e vetmja kryebashkiake që ai nuk ia kuptonte planin për qytetin e saj është ajo e Shkodrës, Voltana Ademi.

“Do mbështes kryebashkiakët përveç kryetares së Bashkisë së Shkodrës që s’ja kuptoj dot planin. Po ky me siguri është problemi im”, tha Rama.

Në distancë ata janë përplasur edhe pak ditë më parë për lulishten në lagjen “Manush Alinani” në Shkodër, ku Rama nuk nguroi ta cilësonte kryebashkiaken shembull të kokëboshësisë.

Ndërsa Rama u shpreh se qeveria paraardhëse në 25 vite nuk bëri asgjë dhe tashmë i kundërvihet projekteve zhvilluese.

“Janë atë që kanë qenë 25 vite në politikë që kanë pasur mundësi të bëjnë shumë gjëra dhe i kundërvihen projekteve tona”, tha Rama.

Rama është shprehur se qyteti deri më tani ishte si një konvikt ku njerëzit vetëm flinin dhe e kishin të pamundur jetën sociale.

“Çorovoda është një qytet i vogël i pozicionuar bukur por vetëm qytet nuk mund të quhej, një konvikt. Njerëzit nuk kishin mundësi të ndiheshin familje në një mjedis që rrezaton të qenit pjesë e Europës. Investimi në këtë qytet është edhe ajo që sjell mbrapa si ekonomi. Beteja për zhvillim dhe për progres e çdo shoqërie ka qenë e lidhur me zhvillimin e qytetit dhe qendrës së çdo komuniteti. Ja ku jemi sot falë kësaj reforme në një proces që do të jetë shumë i shpejtë sepse për pak kohë mbaron Çorovoda. Do ndërtohet në çdo njësi administrative hapësira. Është një domosdoshmëri për të pasur jetë sociale”, tha Rama.

Kreu i qeverisë është shprehur se zhvillimi i secilit qytet krijon efekte zinxhir tek zonat afër ndaj dhe turizmi në Korçë e Berat bashkangjitur investimeve në Skrapar do të ndihmojë ekonominë e kësaj zone.

“Që tani ka filluar efekti zinxhir nga Berati këtu në Skrapar, por na duhet edhe efekti nga Korça. Nëse ne në Korçë sot kemi një impakt marramendës nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik dhe turistëve të shumtë, shumë shpejt do të vijë dita që edhe këtu të duan të marrin dhoma për të qëndruar një natë për qëllime turizmi. Turistët vijnë dhe do duan të shijojnë produktet bujqësore të zonës dhe në këtë mënyrë turizmi zhvillon edhe bujqësinë”, u shpreh kryeministri.
Shqiptarja/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU