Rama: Kemi projekt një muze nënujor me veprat e realizmit socialist, do jetë spektakolar

Kryeministri Rama ka lancuar projektin më të ri për të ndërtuar një muze nënujor me veprat e realizmit socialist.

Ky muze sipas kryeministrit, pritet të jetë një nga vendet më të vizituara në Shqipëri.

Duam të bëjmë një muze nënujor me veprat e realizmit socialist, mund të jetë një gjë spektakolare.

Po ta bëjmë do të jetë një element shumë i veçantë. Duke zbritur në zhytje i shkon, kush zbret më shumë, shikon më shumë, do të jetë spektakolare.

Tani me ju mund të diskutojmë vendin për të qenë i aksesueshëm më lehtë, idenë fillestare e kemi pasur për në Ksmail për të bërë lidhjen me Butrintin” deklaroi ai raporton Shqiptarja.

Gjatë takimit me sipërmarrës në fushën e turizmit, kryeministri Edi Rama u shpreh gjithashtu se qeveria ka lehtësuar sektorin duke ulur TVSH.

Kreu i qeverisë tha se kemi 693 agjenci të certifikuara që operojnë, ndërsa kemi potencial që të ardhurat të shkojnë 5 mld lekë në vit nga turizmi.

Taksa që bëmë zero për biznesin e vogël ka qenë shumë ndihmë. Na ka ndihmuar shumë ndërhyrja për të marrë në mbrojtje parqet natyrore dhe arkeologjike, në 24 Prill hapim Apoloninë, u vendos dorë pas 30 vitesh.

Ai prifti aty më tha se çfarë binte jashtë, hynte brenda, ndërsa tani është spektakël.

Ka pasur rritje 17.5% të vizitorëve, të cilët konsumojnë, flenë dhe kalojnë kohën aty dhe kjo ka të bëjë me Rilindjen Urbane, pasi ka të bëjë me ekonominë.

Alpitour para tre vitesh nuk e llogarisnin Shqipërinë. Kemi 693 agjenci të certifikuara që operojnë dhe është shumë e qartë që kërkesa është shumë e lartë, por kemi edhe shumë zona të pashfrytëzuara.

Për Thethin duhet të bëjmë rrugën që është problem në vete dhe do të ketë inpakt të madh.

Kanë qenë mbi një mld lekë në vit të ardhurat, ndërsa kemi potencial për të shkuar në 5 mld lekë në vit” deklaroi ai.

Në takim ka qenë edhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi./a.m.
– See

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU