Rama ironizon Bashën: Thotë jam në rregull, kur duket që nuk është në rregull

Kryeministri Edi Rama ka thumbur sërish kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, pas publikimit të investigimit nga prestigjozja amerikane “Mother Jones” për përfshirjen ruse në lobimin e PD në SHBA.

Rama është duke zhvilluar një aktivitet në qytetin e Elbasanit, në kuadër të programit të zhvillimit 2021 dhe shqiperiaqeduam.al.

Deklarata e Ramës erdhi pas një qytetar u ankua për një gjobë të paligjshme nga Tatimorët.

“A je i sigurtë se nuk ke shkelur ligjin. Se të gjithë thonë jemi në rregull. Nuk kam takuar askënd të thotë që nuk jemi në rregull. Edhe basha thotë jam në rregull, kur duket që nuk është në rregull”, deklaroi Rama

javanews.al/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU