Rama i kërkon ndjesë Talat Xhaferit: Basha, fëmija që shkeli mikpritjen

Shefi i qeverisë Edi Rama i ka kërkuar ndjesë kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi i cili ndodhet në parlament për ratifikimin e Protokollit të Aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pas fjalimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

“I dashur miku ynë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, unë ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes por dua tju siguroj se fëmiu që sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë por thjesht nuk e di se çfarë thotë. Edhe njëherë ju kërkoj ndjesë”, tha Rama.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU