Rama i gjen ilaçin mësueses së sëmurë LSI- PD e sulmojnë: Ejani në protestë!

LSI dhe PD kanë sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit postoi një video nga spitali, ku shfaqej me mësuesen nga Rrësheni që i ishte ankuar pak ditë më parë, se ishte me tumor po nuk gjente dot ilaçe.

“E shëmtuar: kryeministri – pazarpropagandë me jetën e qytetarëve!

Sot Edi Rama na uroi mirëmëngjesin e të shtunës me një shfaqje të shëmtuar, e denjë për pazarpropagandën e tij të neveritshme! Mësuesen nga Rrësheni, që me të drejtë denoncoi ditë më parë mungesën e ilaçeve në QSUT, ndër to edhe herceptina që përdoret për të sëmurët me kancer të gjirit, e mori për dore dhe e dërgoi vetë nën shoqërinë e kamerave tek reparti i onkologjisë, për të na treguar se ilaçi më në fund, pas 6 muajsh paska ardhur, dhe tani e sëmura mund ta marrë atë!

Morali i fabulës së pazarpropagandës së kryeministrit është i qartë: për t’u shëruar nga sëmundja, duhet t’i thuash kryeministrit; për të ardhur ilaçi, duhet t’i thuash kryeministrit; që ta marrësh ilaçin; duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta japin ilaçin në QSUT, duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta bëjnë ilaçin, duhet të shkosh me kryeministrin!

Sepse zoti është ai, shteti është ai, doktori është ai,jeta është ai, vdekja është ai! Dhe pastaj na flet për sistemin, për shëndetësinë falas!…

“… asht e neveritshme,

e keqe, e turpshme!…

balli që e ka,

syt që e shprehin,

buzët që më kot mundohen

ta mshehin!”

Kështu do të ulërinte Migjeni!

Por, shikoni më mirë videon në vijim, të cilën e kam marrë nga faqja e kryeministrit ne facebook, dhe përfundimin nxirreni vetë! Ndërsa, mijëra e mijëra të sëmurë që nuk mund ta takojnë dot kryeministrin për të shkuar me të në spital, le të kënaqen me talljen dhe pazarpropagandën e tij”, shkruan Luan Rama nga LSI.

Ndërsa Edi Paloka i PD, shprehet:

Hipokrizi, shoë, neveri…

Rama ka publikuar nje video ku shfaqet me mesuesen fatkeqe e cila disa dite me pare ju ankua se eshte e semure me kancer dhe prej kohesh ,ajo dhe te semure te tjere, nuk gjenin dot ilacet e domosdoshme sepse ato mungonin ne spitalet tona.

Dhe ja ku shfaqet perseri “shpetimtari” ne video te mburret se gjeti ilacet per fatkeqen. Me kete shfaqje te neveritshme, qe nuk e ka per here te pare (kujtoni shfaqjet me legalizimet) Rama, ne kulmin e delirit, kerkon te tregoje se AI dhe vetem AI eshte zgjidhja dhe shpetimi.

Kerkon te hiqet si Mesia por eshte kryeministri i ketij vendi dhe qytetareve fatkeq te ketij vendi. E ka detyrim , detyrimi i pare dhe i vetem i tij eshte te qeverise e te kujdeset per gjithe qytetaret e ketij vendi pa perjashtim po sidomos per ata qe jane ne nevoje e te pamundur e jo te shfaqet ne spektakle televizive si Mesia qe me prekjen e tij shpeton fatkeqet qe i shprehin personalisht hallin e tyre.

A duhet te prisnin te semuret me kancer qe nje mesuese apo kushdo qytetar tjeter i semure, te ndodhej rastesisht perballe Rames, per te qare hallin( e cfare halli) qe te merrnin nje sherbim te domosdoshem, baraz me jeten…apo ky kryeminister duhej te bente punen e tij dhe ato ilace te ishin detyrimisht ne dispozicion te te semureve ?!?

Po me mijera e mijera qytetare te tjere qe kane halle e probleme te cilat qeveria dhe Rama e kane detyrim t’ju a zgjidhin , cfare behet ? Mos valle te gjithe keta qytetare duhet te shpresojne tek fati, qe nje dite t’ju shfaqet Rama dhe me prekjen e shenjte t’ju zgjidh problemin ?! Po, vini re; edhe ky takim “fatlum” duhet te jete perpara kamerave qe te jete i vlefshem sepse jane me qindra qytetaret dhe socialiste te thjeshte, qe ja kane qare hallin edhe personalisht kryeministrit Rama, po jashte kamerave, kane marre vetem pergjigje arrogante, fyese , e ne se jane treguar kembengules edhe te shtyrat e bodyguardeve.

Prandaj o njerez, qe halli dhe nevoja ju shtyjne, mos shkoni tek Rama per nevojat tuaja sepse ai nuk eshte zgjidhja por problemi.

Ne se ai nuk do te ndante parate me miqte e tij per koncesione milionashe ne shendetesi ,do te kishte ilace ne spitale.

Ne se ky kryeminister do te bente qofte edhe nje dite ne vit punen dhe detyrimin e tij, shqiptaret nuk do te ishin sot ne keto kushte e nuk do te arratiseshin nga shtepite e tyre ne nje numer me te madh se sirianet.

Prandaj vetem largimi i tij nje ore e me pare do te jete fillimi, i zgjidhjes se problemeve.

27 janar, ora 12.00 ne Bulevard”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU