Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar edhe një herë publikisht propozimin e Lulzim Bashës për vetting në politikë. Rama deklaroi se është dakord dhe procesi duhet të nisë sa më parë.
“Nuk jemi këtu për të mundur Lulin. Vettingu i politikanëve, ishte një vendim pozitiv i Bashës. Jam shumë dakord që të nisë sa më shpejt”, deklaroi kryeministri
Shefi i qeverisë, deklaroi gjatë Asamblesë së PS, se pavarësisht se vettingun e politikës e bën populli me votë dhe drejtësia e çliruar, është gati. Rama tha se është gati që vettingu të nisë me vetë kryeministrin, gruan e tij, tokat e gruas së tij, kunatit, baxhanakut dhe gjithë të tjerëve.
“Politikanët kanë dalë jashtë kontrolli për arsye se nuk ka patur drejtësi. Politikanët kanë shpëtuar me raporte mjekësorë se nuk ka patur drejtësi. Vettingun e bën populli me votë dhe drejtësia e çliruar nga politika. Megjithëatë, përtej kësaj, çdo instrument që bën transparencë, duke filluar nga unë, gruaja ime, tokat e gruas time, pallatin e gruas time, për baxhanakun, për kunatin dhe fëmijët e mi, është një instrument që mund të na vlejë. Unë jam i sigurtë që shumë nga ju mendojnë se baxhanaku im ka marrë 15 milionë euro tender.Po unë s’mund t’iu përgjigem çdo akuze, duke shëprndarë deklarata çdo orë.Si bëhet kjo, se kush nga ju e vë dorën në zjarr se baxhanaku im s’ka marrë tender 15 milionë euro?Kush nga ju se vë dorën ën zjarr se gruaja ime s’ka ndërtuar pallat në tokën e dikujt tjetër, apo për sarajet e mia? Askush!Atëhere këtë e zgjidh vetingu për politikën.“, deklaroi Rama
Kryeministri u shpreh se vettingu në polititkë duhet të bëhet edhe për presidentin, kryeministrat e mëparshëm. Shefi i qeverisë paralajmëroi se reforma në drejtësi do të finalizohet dhe se vettingu në politikë nuk do të bëhet për të penguar drejtësinë
“Të kalojnë në sitë edhe presidenti, kryeministrat e mëparshëm, fëmijet e tyre, pronat, jami krejtësisht gati. Shyqyr që u bë edhe Luli gati. Por kjo nuk duhet të jetë e lidhur me reformën në drejtësi, për të rikthyer mbrapsht reformën në drejtësi. Jam gati që të nisë me mua“, deklaroi Rama, shkruan javanews
Rama iroinizoi duke thënë se ka ngarkuar Don Agacin dhe Ballën për të komunikuar me zyrtarët e PS
“Kam ngarkuar Don Agacin për të komunikuar me Bylykbashin dhe Ballën me Spahon. Vettingu do behët, por së pari do pastrojmë plotësisht pallatin e drejtësisë”, deklaroi Rama
Rama u shpreh i gatshëm që të ulët që nesër në tryezë me bashën
“Jam gati që të ulem që nesër me Lulin“, deklaroi Rama
Asamblea e PS nuk solli, siç u perfol, ndryshime në kabinetin qeveritar.
Javanews/a.ç