Poliklinika Nr.9 në kryeqytet ka qenë ndalesa e kryeministrit Edi Rama për sot, teksa në shoqërinë e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ai ka kryer edhe kontrollin mjekësor të etiketuar si “Check up”.
Qëllimi i videos së shpërndarë nga kryeministri në Facebook është t’i tregojë opozitës se akuzat e tyre mbi check up-in janë të pabaza, pasi kontrolli mjekësor sipas Ramës është totalisht falas për qytetarët.
Ramës si çdo pacient, mjekja e Poliklinikës i ka bërë pyetje në lidhje me regjimin ushqimor, peshën dhe gjatësinë. Këtyre pyetjeve kreu i ekzekutivit i është përgjigjur me sportivitet duke mos kursyer batutat.
Kur po matej, Rama u tha mjekëve: “A mjafton ky metri për të më matur mua?”.
/b.d