Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas akuzave të Lulzim Bashës, se arrestimi i atyre që i quajti cironka, është pjesë e skenarit për të shkatërruar dosjen ndaj Vangjush Dakos, të cilin e quajti peshku i madh.
Shefi i qeverise shkruan se sulmet vulgare të PD ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë
Rama paralajmëroi përshkallëzim të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit
“Shpif, shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet”, shkruan Rama në rrjetin social.
Kreu i PD deklaroi më herët se ‘peshku i madh’ është Vangjush Dako, ndërsa i quajti peshq të vegjël arrestimin e Arben Ndokës dhe Arben Çukos
Ai akuzoi prokurorinë se po shkatërron dosjen ndaj Dakos
“Peshku i madh i kësaj dosje është Vangjush Dako, është kapur në përgjime nga ndërkombëtarët. Të tjerët janë peshq të vegjël, po mbrohet peshku i madh Vangjush Dako. Donika Prela po shkatërron dosjen e Dakos. Peshqit e vegjël që u arrestuan mbrëmë, do lirohen, nuk kemi prokurori, por celulalë kriminale. Ka dosje që implikojnë, Ballën, Ahmetajn, Gjiknurin, Tahirin dhe Xhafajn. Ka dy vite që kam thënë se ka një dosje për Vangjush Dakon. Rama, Xhafaj dhe Prela po bëjnë çdo gjë që të mbyllet hetimi për Dakon”, deklaroi Basha
Javanews/a.ç