Rama-Bashës: Artist, keq puna! Mos shpreso se do rrijë mbuluar pjesa që dimë të dy

Kryeministri Edi Rama reagoi pas konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, i cili tha se “kryeministri, ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë komplotuar së bashku për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafajn dhe vëllain e tij, ministrin e Brendshëm”.

Në një postim në Twitter, Rama ironizion kreun e PD, por edhe e paralajmëron njëkohësisht

“Mos shpreso kot se do rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”, shkrun shefi i qeverisë

Nuk dihet se për çfarë pjese e ka fjalën kryeministri.

“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”.

Përmes një statusi tjetër, kryeministri i bëri thirrje Bashës që t’i lerë rehat Xhisielën.

‘Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj’, shkruan Rama, ndërsa e sfidon të shohë kamerat e komisariatit

“Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd“, shkruan Rama

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU