Kuvendi pritet të kalojë sot ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar. Në seancë mungon opozita e cila zhvillon mbledhjen e saj të radhës në Vlorë.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Parlament ku i është përgjigjur pretendimeve të opozitës për teatrin. Ai i ka cilësuar qëndrimet e PD hipokrite, duke sjellë edhe një shembull të një qëndrimi të PD kur ishte në pushtet.
“Mjafton të shohim si ishte situata e krimit në Vlorë vetëm 5 vite më parë me shifra e si ëhstë sot, me shifra, nata e ditën. Ka ende husmë për të bërë, por është ditë, nuk ëhstë më natë. Ajo që më nxori këtu ëhstë një shkresë të cilën Florian Mima, ministër i ekonomisë ia dërgon Lulzim Bashës kryetar i bashksië, e çfarë i kërkon, i kërkon priovatizimin e Teatrit të Metropolit, në kllapa shënon teatri i ekstradës, për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashksië, i transformuar nga kafene, në teatër, para se Basha të shkonte në bashki çohet për privatizim. Në rastin konkret jemi para një shembulli nga qindra dhe mijëra shembuj që mund të nxjerrim ëpr të ballafaquar fytyrën e tyre, kur flasim me fytyrën e pasqyrës së fakteve të punës së tyre, që tregon sa hipokrite është përpjekja e tyre”, deklaroi Rama.
Ai është përgjigjur edhe lidhur me mesazhet kundër krimit që opozita këtë të enjte ka zgjedhur t’i japë nga Vlora. Rama tha se shifrat flasin qartë për të vërtetën mbi situatën e krimit sot dhe para 5 vitesh kur në pushtet ishte PD.
“Mungojnë se kanë shkuar në Vlorë për të dëshmuar se si po digjet Vlora. Koha, shumë shpejt do të na japë provën nëse Vlora po digjet apo nëse Vlora po ecën në rrugën e Rilindjes së saj. Mjafton të keni durimin dhe të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.
/a.m.