Rama: 800 vende të lira pune në administratë, hapësira dhe për studentët me 9 e 10

Gjatë takimit të përjavshëm me koordinatorët  bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha se falë portalit të bashkëqeverisjes janë zgjedhur mijëra halle të qytetarëve. Rama nuk nguroi të ftojë qytetarët të shkruajnë në platformën e bashkëqeverisjes për problemet e tyre në mënyrë që çështja e tyre të marrë zgjidhje. Kryeministri Edi Rama tha se janë mbi 300 punonjës të administratës publike që janë larguar sepse nuk kanë zgjidhur në kohë problemet e qytetareve, ndërsa 800 vende të lira janë bosh në administratë.

Bashkëqeverisja është platforma që zgjidh mijëra halle. Platforma është në dispozicion që gjithkush të mos sorollatet dhe qeveria të bëhet aleate me qytetarin. Ne na duhet shumë punë ende dhe na duhet shumë durim. Por një gjë është e sigurt. Nëse flasim në marrëdhëniet me qytetarët, ato janë marrëdhënie të drejtpërdrejta. Nuk ka qenë kështu dhe falë teknologjisë ato që dje ishin zyrat e ankesave, sot janë një instrument në xhepin e  qytetarit që ka një smartfone.

Në total nga momenti i funksionimit të platformës janë regjistruar 33,336 çështje, kërkesa, ankesa dhe adresime të llojeve të tjera. Në platformë është edhe dritarja për studentët. Janë mbi 800 vende pune të lira në administratën publike dhe do ketë hapësira për studentët me 9 dhe me 10. Janë mbi 300 të larguar nga puna në administratë, pasi nuk i kanë dhënë në kohë zgjidhje problemeve të qytetarëve“- tha Rama.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU