Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se deri në vitin 2013, mbështetja apo politikat nxitëse e funksionale për sipërmarrjet shqiptare, nuk ekzistonte, tani janë përfituar nga sipërmarrja shqiptare vetëm brenda mandatit tonë të pare 800 milion USD.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet:“Në rrugën e punësimit real, ku ka ende shumë hapa për të hedhur, po ku hap pas hapi po krijohen mundësi të reja për njerëzit e punës”.
Po ashtu, kryeministri Rama ka shpërndare një video promocion ku thuhet se “Deri në vitin 2013, mbështetja apo politikat nxitëse e funksionale për sipërmarrjet shqiptare, nuk ekzistonte. 800 milionë USD janë përfituar nga sipërmarrja shqiptare vetëm brenda mandatit tonë të parë, përmes uljes së taksave dhe mbështetjes reale për prodhimin e punësimin”.
Në video sillet rasti i një sipërmarrësi privat, ku thotë se kjo ndërmarrje është një formë e partneritetit publik-privat dhe filluam me një fabrikë për të parë se a janë njërzit të interesuar për punë dhe sot janë 600 vetë që punojnë dhe jemi në mbyllje të fabrikës së tretë. “Kemi bërë një market për Veriun e Europës dhe kemi certifikuar fabrikën MSC, që është e para në rajon dhe e pakët edhe në Europë” shprehet ai.